Me një orë vonesë, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së - Gazeta Express
string(68) "me-nje-ore-vonese-nis-mbledhja-e-keshillit-te-pergjithshem-te-lvv-se"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 13:05

Me një orë vonesë, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 13:05

Me një orë vonesë, ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pjesëmarrësit u çuan në këmbë për ta pritur me duartrokitje kryetarin e partisë, kryeministrin Albin Kurti, i cili u fut në sallë rreth orës 13:00.

Mbledhja në hotel “Emerald” nisi me intonimin e himnit kombëtar.

Kurti, për këtë mbledhje partiake ka lajmëruar pas një takimi që pati dje me kreun e Partisë Demokratike, Bedri Hamzën.

Nuk dihet nëse do ta bëjë sot, por Kurti deklaroi se VV pritet të dalë shpejt me një propozim të kandidaturës për President të shtetit.

“Ne do ta kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër. Natyrisht që mbledhjen e nesërme nuk e kemi thirrur enkas për çështjen e Presidentit të Republikës. E kemi thirrur para se gjithash, për shkak se është obligim statutor i yni kronologjik që t’i kemi katër mbledhje në vit, pra çdo tre muaj, dhe sidomos për shkak se sivjet, 2026-a është vit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Kurti para mediave.“Tash na duhen përgatitje të reja në LVV, por natyrisht që do ta diskutojmë edhe këtë çështje. Dhe duket që, kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt”, theksoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement