Me një ndërhyrje “horror” i “sakaton” dy kundërshtarë - Gazeta Express
string(49) "me-nje-nderhyrje-horror-i-sakaton-dy-kundershtare"

Me një ndërhyrje “horror” i “sakaton” dy kundërshtarë

Futboll

Gazeta Express

18/09/2023 12:20

Futbolli në Amerikën e Jugut është vërtetë i ashpër dhe me plot inate, por edhe me pasion të madh.

Duelet e ashpra janë bërë përditshmëri në këtë kontinent, ndërsa nuk mungojnë as ndërhyrjet e frikshme të lojtarëve, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E një e tillë është parë edhe në Honduras, respektivisht në Liga Nacional, Apertura.

Derbi i zjarrtë mes ekipeve Marathon dhe Olimpia solli gjithçka, përfshirë këtu edhe një ndërhyrje “horror” të lojtarit të Marathon, Andre Orellana, i cili i zemëruar me faktin që ekipi i tij po humbiste, i përplasi për toke dy kundërshtarë me këtë ndërhyrje “killer”.

Më pas, 21 vjeçari ia përkeqësoi punët ekipit të tij pasi u ndëshkua me karton të kuq dhe pritet të dënohet ashpër për këtë ndërhyrje të qëllimshme. /Gazeta Express/