Me një letër të shkruar nga djali i tij i vogël, Vuçiq e luan babadimrin: Do t'ia plotësoj dëshirën në vitin 2024 - Gazeta Express
string(110) "me-nje-leter-te-shkruar-nga-djali-i-tij-i-vogel-vuciq-e-luan-babadimrin-do-tia-plotesoj-deshiren-ne-vitin-2024"

Lajme

Gazeta Express

28/12/2023 9:59

Me një letër të shkruar nga djali i tij i vogël, Vuçiq e luan babadimrin: Do t’ia plotësoj dëshirën në vitin 2024

Lajme

Gazeta Express

28/12/2023 9:59

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një letër dhe urim për Vitin e Ri nga djali i tij gjashtëvjeçar Vukan.

“I dashur baba, dua të luajmë futboll çdo ditë të vitit. Gëzuar Vitin e Ri! Të dua Vukan”, shkruhet në kartolinë.

Në përshkrimin e postimit, Vuçiq ka shkruar se do të bëjë të pamundurën që djalit të tij t’ia plotësojë dëshirën.

“Disa më uruan fitore të reja, disa suksese, lumturi, por Vukani im gjashtëvjeçar do të donte që ne të luanim futboll çdo ditë. Unë do të bëj më të mirën që në një masë të madhe t’ia plotësoj dëshirën në vitin 2024. ”