Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Gjilanit. Mesiq është pritur sot në Gjilan nga kreu i degës së LDK-së atje dhe deputeti, Lutfi Haziri.
Haziri ka shkruar se lidhjet e Kosovës me Mesiqin i kishte bërë ish-presidenti Ibrahim Rugova në fillimet e viteve 90-ta dhe ka kujtuar bisedat e tij me Mesiqin kur kishin ndodhur negociatat për statusin final të Kosovës.
Njoftimi i plotë i Hazirit:
Mirëseardhje në shtëpinë e Rugovistëve në Gjilan
Pas presidentit shqiptar, Bajram Begaj, jemi të lumtur që me iniciativë të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, presidenti historik i Kroacisë, Stjepan Mesić, u shpall sot Qytetar Nderi i Gjilanit.
Ky është nder i madh për Gjilanin dhe Anamoravën.
Lidhjen e Mesic-it me Kosovën e bëri ati themeltar i Republikës së Kosovës, presidenti historik Ibrahim Rugova, qysh në fillimvitet 90-ta.
Për herë të parë e kam takuar së bashku me presidentin, Fatmir Sejdiu, në negociatat për statusin final të Kosovës dhe i jam mirënjohës përjetë për mbështetjen e këshillat, në mënyrë që ta kapitalizojmë maksimalisht këtë proces historik.
Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen, nën kujdesin e LDK-së. Jo vetëm miq, por gardianë të Gjilanit e Qytetarë Nderi!
aaaaa