Gazetari Valon Syla ka folur për deklaratën e emisarit special të SHBA’ve, Richard Grenell, ku tha se ‘bashkësia ndërkombëtare është baskuar kundër Kurtit’.
Syla në emisionin Pressing në T7 ka renditur disa nga arsyet ku diplomacia amerikane e ka goditur Kurtin disa herë, si një njeri të pabesueshëm.
“Nuk është hera e parë që diplomacia amerikane i mshon Albin Kurtit. Gjatë pavarësisë, në raportet që i ka qu Tina Kaidanow, si ambasadore e Amerikës, përmendet Kurti me të njëjtin vlerësim sikur Grenelli sot mas 15 vjete, ku shkrun : Ky është një njeri që është i pabesueshëm për administratën, madje i rrezikshëm në thojza.
Janë dikun 7-8 goditje nga diplomacia amerikane, kemi sanksione, që i ndalohet secilit ministër, vizitat zyrtare në Amerrikë, por me zyrtarë të shtetit amerikan e kanë të sanksionuar një vizitë të qeverisë së Kosovës. Kjo është bukëpërmbys. Nëse kosovarët nuk e kuptojnë këtë mesazh, atëherë duhet na seriozisht me hulumtu këtë sen, kush po e paguajka këtë anti-amerikanizëm, kush po lobojka për kta, prej ka po rrjedh kjo…”, tha Syla.
Tutje, ai thotë se deklarata e Grenellit është një mesazh edhe për qytetarët, se Kurti s’është i besueshëm, por edhe për opozitën, që të mos bëjnë koalicion me të.
“Grenelli me një status e ka rrëzu ministrin gjerman, ky njeri Venezuelën e qet në dy gujt, ja nxjerr pengjet amerikane. Kryeministri i Kandasë dha dorëheqje, Gjermania e rrëzoj qeverinë, e Albini koka baba që ka me na ru fëmijtë. Qiky diskurs vetëm i Kosovës nuk është. Ky po i jep mesazh partive opozitare dhe qytetarëve votues duke ju thënë se ky(Kurti) s’është i besueshëm për neve. Ndërsa partive opozitare, mos guxoni me bo koalicion me to(Kurtin)”, tha ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...