Më në fund! Xhemi Shehu zbulon barkun e rrumbullakosur të Arbanës - Gazeta Express
string(64) "me-ne-fund-xhemi-shehu-zbulon-barkun-e-rrumbullakosur-te-arbanes"

Më në fund! Xhemi Shehu zbulon barkun e rrumbullakosur të Arbanës

Gazeta Express

25/06/2020 11:12

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani po pret plot emocion të bëhet nënë për herë të dytë. Arbana gjatë kësaj kohe ka preferuar të mos e ekspozojë barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale dhe deri tani nuk ka zbuluar as gjininë e bebushit që po pret.

Mirëpo një foto e postuar nga Xhemi Shehu na ka treguar sesi duket moderatorja me barkun e rrumbullakosur. Dy mikeshat e ngushta mbrëmjen e djeshme e kaluan bashkë dhe Xhemi nuk ngurroi të postojë një foto ku Arbana shfaqet duke ngrënë një ëmbëlsirë.

Lexo Edhe:

“Po ti më the hajde pimë një gotë”, shkruan Xhemi krah fotos ku shihet Arbana, e cila shkëlqen nga nuri i shtatzënisë, e veshur me një fustan të zi të ngushtë që i tregon barkun e rrumbullakosur.