Më në fund, Gavi i rikthehet Barçës pasi merr dritën jeshile për të luajtur nga doktorët - Gazeta Express
string(87) "me-ne-fund-gavi-i-rikthehet-barces-pasi-merr-driten-jeshile-per-te-luajtur-nga-doktoret"

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 22:21

Më në fund, Gavi i rikthehet Barçës pasi merr dritën jeshile për të luajtur nga doktorët

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 22:21

Barcelona rikthehet në aksion në La Liga të dielën pasdite, kur pret Sevillan në “Spotify Camp Nou”.

Katalanasit kanë fituar tri ndeshjet e fundit në kampionat dhe synojnë t’i bëjnë katër fitore radhazi këtë fundjavë.

Ky është objektivi i trajnerit Hansi Flick, edhe pse ai e pranoi para ndeshjes se përballja nuk do të jetë e lehtë, pasi Sevilla fitoi 4-1 në takimin e parë mes dy skuadrave.

“Këtë javë kemi edhe tri ndeshje të tjera dhe synimi ynë është t’i luajmë të trija në shtëpi dhe t’i fitojmë. Sevilla ka cilësitë e veta, na mundi herën e fundit dhe bën presion të lartë. Por nesër duam të fitojmë me bindje,” tha Flick.

Lajmi më i madh për Barcelonën para kësaj ndeshjeje është rikthimi i Gavit, i cili ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor për t’u rikthyer në fushë.

Flicku u shpreh i kënaqur për rikthimin e mesfushorit 21-vjeçar, por theksoi se minutat e tij do të menaxhohen me kujdes.

“Është mirë ta kemi përsëri. E pamë në stërvitje dhe më pëlqeu ajo që pashë, por duhet ta menaxhojmë. Duhet të ecim hap pas hapi. Ai duhet të luajë, por ka shumë vite përpara. Jam shumë i lumtur që është rikthyer. Ai ka qëndrimin e duhur, ka besim te trupi i tij dhe te mënyra si luan. Të gjithë e njohim Gavin – më pëlqen intensiteti i tij dhe ajo që i jep ekipit”, tha ai.

Sezoni i Barcelonës rrezikoi të devijonte pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Atlético Madridit në Kupën e Mbretit, në “Riyadh Air Metropolitano”.

Megjithatë, skuadra është rikthyer mirë duke fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Flicku u shpreh i kënaqur me reagimin e ekipit pas asaj humbjeje.

“Ndonjëherë një humbje ndaj Atleticos është një mësim i vështirë, por ne mësuam prej saj. Kemi luajtur katër ndeshje në 11 ditët e fundit dhe duhet të kemi parasysh që disa lojtarë po rikthehen nga dëmtimet dhe u duhet kohë. Pedri, Raphinha dhe Marcus Rashford po bëjnë mirë. Asnjë ndeshje nuk ka qenë e lehtë, kanë qenë shumë intensive. Kemi bërë gjëra të mira dhe kemi shumë lojtarë të rinj që duhet të përmirësohen”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement