Me ndihmën e Antetokounmpos, Bucks arrin fitoren e 12-të radhazi - Gazeta Express
string(63) "me-ndihmen-e-antetokounmpos-bucks-arrin-fitoren-e-12-te-radhazi"

Gazeta Express

03/12/2019 12:56

Me ndihmën e Antetokounmpos, Bucks arrin fitoren e 12-të radhazi

Gazeta Express

03/12/2019 12:56

Giannis Antetokounmpo i arriti gjithsej 29 pikë dhe 15 kërcime në 22 minuta lojë të hënën në NBA, përderisa Milwaukee Bucks e zgjatën lehtësisht ecurinë në 12 fitore radhazi, duke i mposhtur me rezultat 132:88 New York Knicksat.

Antetokounmpo regjistroi “double-double” për herë të 20-të në 21 ndeshje, së fundi duke e arritur këtë statistikë në vetëm 15 minuta lojë. Hera e vetme që ai s’arriti të bëjë “double-double” ishte para dy netëve, kur i shënoi 41 pikë, por i mungoi edhe një kërcim, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Antetokounmpo ishte i saktë në 10 nga 14 goditjet nga fusha, duke i shënuar tre trepikësha. Ai nuk luajti në 16:54 minutat e fundit të lojës dhe e kaloi krejt çerekun e katërt duke i mbështetur bashkëlojtarët, përfshirë këtu vëllain e tij, Thanasis D.J.

Julius Randle i kryesoi Knicksat me 19 pikë, por katër titullarët e tjerë të New Yorkut — Kevin Knox, Taj Gibson, RJ Barrett dhe Dennis Smith Jr. — arritën t’i shënonte gjithsej 18 pikë gjithsej, me 5 goditje të sakta nga plot 33 tentime. Kjo ishte disfata e shtatë radhazi për Knicksat.

Suns 109, Hornets 104

Kelly Oubre Jr. i shënoi dy trepikësha vendimtar në minutën e fundit për ta shpëtuar Phoenixin, që e kishte shpërdoruar një epërsi të madhe dhe pastaj ishte rikuperuar për të siguruar fitore kundër Charlotte.

76ers 103, Jazz 94

Tobias Harris i grumbulloi 26 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Al Horford kontribuoi me 17 pikë për t’i ndihmuar Philadelphias ta mposhtë Utah.

Hawks 104, Warriors 79

Trae Young i shënoi 24 pikë dhe i ndihmoi Atlantas t’i japë fund ecurisë prej dhjetë humbjeve radhazi, me një fitore kundër Golden State. Kjo ishte fitorja më e thellë në pikë për Atlantan këtë sezon.

Pacers 117, Grizzlies 104

Shtatë lojtarë të Pacers arritën numra dyshifrorë në pikë të shënuara, përderisa Domantas Sabonis ishte vendimtar në fitoren e Indianas kundër Memphisit me një “triple-double”.

Bulls 113, Kings 106

Lauri Markkanen ia ndali ecurinë e mirë Sacramentos me katër gjuajtje të lira dhe Zach LaVine e mbylli ndeshjen me një trepikësh afër fundit, duke bërë që Chicago të fitojë si mysafir kundër Kings. /Gazeta Express/