“Më mori peng dhe më përdhunoi”, familjarët nxjerrin mesazhet mes Marjus Musakut dhe 30-vjeçares - Gazeta Express
string(93) "me-mori-peng-dhe-me-perdhunoi-familjaret-nxjerrin-mesazhet-mes-marjus-musakut-dhe-30-vjecares"

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2022 16:19

“Më mori peng dhe më përdhunoi”, familjarët nxjerrin mesazhet mes Marjus Musakut dhe 30-vjeçares

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2022 16:19

Një ngjarje e bujshme ndodhi pak ditë më parë, ku Ersida Dyrmishi, nëna e dy fëmijëve denoncoi Marjus Musakun se e kishte rrëmbyer me forcë dhe e kishte detyruar për të kryer marrëdhënie seksuale.

Pasi u denoncua si e zhdukur nga familjarët, Ersida u gjet në një banesë në Durrës dhe akuzoi Musakun se e mbante peng, por ky i fundit këmbëngulte se historia nuk ishte e vërtetë, pasi sipas tij, e reja e cila ishte nënë e dy fëmijëve, kishte pasur lidhje jashtëmartesore me të dhe kishte shkuar vetë tek ai.

Lexo Edhe:

32-vjeçari u arrestua nga policia, por në mbrojtje të tij kanë dalë familjarët, të cilët kanë publikuar disa mesazhe që sipas tyre vërtetojnë se Ersida kishte lidhje jashtëmartesore me Marjus Musakun.

Në njërën prej bisedave të shpërndara nga familjarët për JOQ, pikërisht më datë 25 korrik, ditën kur u tha se ishte zhdukur, Dyrmishi i shkruan Musakut se po bëhej gati të shkonte te ai.

Pjesë nga bisedat mes Marjus Musakut dhe asaj që pretendohet të jetë Erisida:

Ersida: Hë zemra ime se e kisha në karikim, krej nga dhoma.

Marjus: Jeta ime ti, më co foto po të them

(Zhvillojnë, një bisedë telefonike me kamer)

Ersida: Shtrihu, mos rri ul. Të lutem se stë shoh dot ashtu.

Marjusi (zhvillohet një bisedë me kamera)

Ersida: E jotja jam

Marjusi: je e imja, e kujt je.

Ersida: E jotja aq

Marjus: Të ka prek ai ?

Ersida: Jo fare

Ersida: Si je? Jam te Kloe, te kopshti. Sa të vetët në shtëpi të mar, mirë shkoi operacioni?

Marjus: Zemër, stë ka marrë malli për mua? Fare?

Pjesë të tjera nga biseda:

Ersida: Më knaq pafund.

Marjusi: Edhe 70 vjeçe do kaljmë bashkë një pleqëri të lumtur, e një rini flakë, pjeshka ime.

Ersida: Nëse undë do vdes, biri a do më premtosh që do martohesh dhe do bësh një vajzë të bukur ti vendosësh emrin tim.

Marjus: hahahah ca vdekje thua me. Unë të kam ty.

Pjesë nga një tjetër bisedë:

Ersida: Është jashtë ai. Jam me kloen.

Marjus: Të dua, ti je e imja.

Ersida: Dhe unë ty birush.

Marjus: Ti je e imja, për jetë. Princesh, ti ke hyrë në zemrën time dhe celësin un ja kam hedh peshkaqenit.

Pjesë nga biseda të tjera:

Ersida: Do vish tek unë?

Marjus:  Ti nuk më do, vetëm fjalë ke. Kështu me don? Ti më lëndon

Ersida: Unë po bëhem gati për tek ty. Nuk të lëndoj.

/Gazeta Express