“Më mirë në burg, se në Shqipëri”, deklarata e shqiptarëve habit gjykatësit në Angli - Gazeta Express
string(80) "me-mire-ne-burg-se-ne-shqiperi-deklarata-e-shqiptareve-habit-gjykatesit-ne-angli"

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2022 21:38

“Më mirë në burg, se në Shqipëri”, deklarata e shqiptarëve habit gjykatësit në Angli

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2022 21:38

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike në një shtëpi bari për kultivimin e kanabisit.

Shqiptarët të identifikuar si Runi Firaku, Drillon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj u arrestuan gjatë një aksioni policor në Kent, në muajin gusht të këtij viti.

Lexo Edhe:

Ata u gjetën teksa kultivonin 347 bimë kanabisi, që nëse do të hidheshin të treg, do të kapnin vlerën e 260 mijë paund, raportojnë mediat e huaja.

Njëri prej shqiptarëve teksa është pyetur në sallën ë gjyqit nëse e dinte se ishte e paligjshme rritja e këtyre bimëve, ai është shprehur se “burgu është më mirë se Shqipëria”.

Ata mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’i shlyer borxhin trafikantëve. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg.

/Gazeta Express