string(33) "me-mendu-pak-per-shendetin-mendor"

Arte

Gazeta Express

10/10/2024 15:25

Me mendu pak për shëndetin mendor

Arte

Gazeta Express

10/10/2024 15:25

Në Ditën ndërkombëtare të shëndetit mendor po ju sjellim një artikullin nga portali Suzanne me rekomandime per ca libra shqip që i gjeni edhe tek ne, se si ta ruani vetën, shëndetin e juj mendor dhe të afërmve të juaj, në këto kohna me shumë stres.

Ndoshta po ndikoheni nga dhuna verbale në televizion ose portale. Ndoshta rrjetet sociale po ju pengojnë me bombardimin e përditshëm të informatave dhe ndikimeve. Ndoshta thjesht po kaloni në një fazë introspektive.

Shëndeti mendor është një çështje që prek secilin prej nesh në mënyra të ndryshme, dhe për shumë prej nesh është diçka që nuk flasim sa duhet.

Besoj që shumica e kemi gjetë veten të përfshirë në biseda për mirëqenien mendore vetëm kur ka qenë e nevojshme. Ndërkohë, krejt profesionistat thojnë se rëndësia e kujdesit ndaj shëndetit mendor është po aq jetike sa kujdesi për trupin tonë.

Për të gjithë ata që ndjejnë peshën e sfidave mendore, e dijmë se sa e vështirë osht me kërku ndihmë apo me pranu që diçka nuk është në rregull. Dita Botërore e Shëndetit Mendor është një kujtesë që nuk jemi vetëm, dhe se përmirësimi i mirëqenies sonë kërkon guxim, mbështetje dhe përkushtim ndaj vetes. Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për me reflektu dhe m’u kujdesë ma shumë për mendjen tonë.

Qe do libra që na rekomandoj Klarita Demiri nga Libraria Dukagjini, (mysafire e jona në Podcast Suzanne ) që mundeni m’i marr si pikënisje:

“Pse ne meditojme” nga Daniel Goleman dhe Tsoknyi Rinpoche

Ky libër është një udhërrëfyes thelbësor për ata që kërkojnë të kuptojnë fuqinë e meditimit në përmirësimin e shëndetit mendor.

“Mindsight” nga Daniel Siegel

Ky është një libër i jashtëzakonshëm që na mëson sesi të kuptojmë dhe të transformojmë mendjen tonë përmes ndërgjegjes dhe vetë-reflektimit.

“The Self Talk Workout” nga Rachel Goldsmith Turow

Ky është një udhërrëfyes praktik që na mëson si të përmirësojmë shëndetin tonë mendor përmes fuqisë së vetë-bisedës.

Për tere listen, klikoni artikullin ketu: https://suzannepodcast.substack.com/p/me-mendu-pak-per-shneten-e-mendjes