“Më mbyllën në garazh me një qen” - Shëndriti rrëfeu mes lotësh historinë me bullizmin, miku i banorit - Gazeta Express
string(97) "me-mbyllen-ne-garazh-me-nje-qen-shendriti-rrefeu-mes-lotesh-historine-me-bullizmin-miku-i-banorit"

TV/Film

Gazeta Express

23/02/2026 22:36

“Më mbyllën në garazh me një qen” – Shëndriti rrëfeu mes lotësh historinë me bullizmin, miku i banorit

TV/Film

Gazeta Express

23/02/2026 22:36

Banori i Big Brother Vip, Shëndriti ka rrëfyer brenda shtëpisë se ka vuajtur dikur nga bullizmi.

Mes lotësh ai tha se në ditën e lindjes në shkollë fillore si ‘dhuratë’ e kanë mbyllur në një garazh me një qen brenda i cili e ka kafshuar dhe i ka lënë shenjë.

Për këtë histori të trishtë, ka folur miku i tij i ftuar në emisionin Breaking në Top News.

“Ka ndodhur kur ai ishte në shkollën fillore. Është një fenomen që ndodh në mënyrë të frikshme dhe përhapet shumë.

Historia e tij duhet të sensibilizojë njerëzit: stop bullizimit! Familja dhe ne shoqëria kemi qenë në dijeni, por jo me detaje. Për herë të parë e dëgjuam dje”, tha miku i tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement