string(57) "me-marsh-manual-njihuni-me-makinen-me-te-fuqishme-ne-bote"

AutoTech

Gazeta Express

11/09/2024 21:40

Me marsh manual – Njihuni me makinën më të fuqishme në botë!

AutoTech

Gazeta Express

11/09/2024 21:40

F5-M dallohet jo vetëm nga ndërruesi dhe tre pedalet, por edhe nga…

Hennessey ka makinën më të fuqishme në botë me marsh manual të shpejtësive dhe ai është Venom F5-M. Venom F5-M fuqizohet nga një motor V8 me dy turbo 6.6 litra, i cili prodhon 1,842 kuaj-fuqi dhe shoqërohet me ndërrues manual me gjashtë shpejtësi.

Ky model bazohet në Venom F5 Roadster, i cili ka një ndërrues manual të automatizuar me shtatë shpejtësi.

Hennessey nuk ka publikuar asnjë detaj të performancës, por është e qartë se F5-M prej 2.65 milionë dollarësh nuk do të jetë aq i shpejtë në garën e përshpejtimit sa “vëllai” i tij. F5-M dallohet jo vetëm nga ndërruesi dhe tre pedalet, por edhe nga “shpina” e gjatë 1400 mm, e cila shtrihet nga ulëset e pasme drejt pjesës së pasme.

Brenda është timoni i njohur me shumë butona, por nuk ka asnjë pjesë të sipërme që të prishë pamjen e matësve digjitalë.

“Ne jemi ekstremë, autentikë dhe në mënyrë të veçantë dhe unik dhe këto karakteristika shkëlqejnë në dizajnin e F5-M si dhe në performancën e tij.

Kjo është një makinë për entuziastët e guximshëm, të cilët i duan hipermakinat me fuqi të egër, dizajn dramatik dhe një përvojë pas timonit që nuk mund të mposhtet”-tha Nathan Makinick, drejtor i dizajnit në Hennessey.