Me madhësi 100 inç dhe shumë i lirë, shpiket ekrani që përshtat tejdukshmërinë - Gazeta Express
string(77) "me-madhesi-100-inc-dhe-shume-i-lire-shpiket-ekrani-qe-pershtat-tejdukshmerine"

Me madhësi 100 inç dhe shumë i lirë, shpiket ekrani që përshtat tejdukshmërinë

AutoTech

Gazeta Express

24/07/2024 22:24

Një ekran që mund ta përshtasë tejdukshmërinë sipas mjedisit ka 1/10 e kostos së prodhimit të një ekrani OLED. Shkencëtarët e Institutit Korean të Makinerive dhe Materialeve, në bashkëpunim me partnerët privatë, kanë krijuar një ekran nanotransparent me madhësi 100 inç.

Ekrani përbëhet nga një shtresë e hollë sa një fije floku dhe përftohet nga shpërndarja e njëtrajtshme e nanopjesëzave të dioksidit të titanit. Kur një projektor reflekton mbi ekran, veç imazhit shihet edhe pamja përtej tij. Një imazh i qartë mund të shihet nga kënde të ndryshme.

Lexo Edhe:

Ekrani mund të shtresëzohet me PDLC dhe të përshtasë tejdukshmërinë në varësi të ambientit.  Transparenca e këtij materiali mund të zvogëlohet për të përftuar imazhe më të qarta kur nevojitet  rregullimi i dritës së ambientit apo kur duhet të shfaqen imazhe më të detajuara.

Prodhimi i një ekrani OLED 100 inç do të kushtonte 72 mijë dollarë, çka është një shumë e konsiderueshme për konsumatorin. Kostoja e këtij ekrani është rreth 10% e OLED falë procesit të thjeshtëzuar të prodhimit. Pritet që ekrani i ri të integrohet në produkte të ndryshme si vitrinat transparente në dyqane e supermarkete, dritare ‘smart’ dhe përdorime të tjera në ambiente të brendshme e të jashtme.