Me lot në sy lë jashtë të bijën 10-vjeçare, kjo është banorja e dytë e “Big Brother VIP Albania 3”
Shqiperi
Gazeta Express
13/01/2024 21:31
Inisa Agolli është banorja e dytë e “Big Brother VIP Albania 3”.
Ilnisa Agolli ka lindur në Tiranë, në 9 mars 1987. Librat, letërsia, poezia u kthyen në lajtmotiv të fëmijërisë së saj. Vazhdoi studimet për regjisurë në Akademinë e Arteve dhe një Master Shkencor për letërsi, derisa nisi punën si gazetare. Ka qenë fillimisht në “Televizionin Planet”, ku realizonte dy emisione; “Në kinema” dhe “Perlat e rrjetit”. Më pas, punoi në teatër, si asistente-regjisore dhë më pas nisi punën si gazetare kulture në portalin “Konica”.
Në vitin 2013, Ilnisa u bë nënë. Vajza e saj Anais, aktualisht 10 vjeçe jeton me Ilnisën.