string(76) "me-ligjin-e-ri-do-te-zvogelohet-numrin-e-klubeve-te-lojerave-te-fatit-ne-rmv"

Maqedoni

Gazeta Express

12/06/2025 13:58

Me ligjin e ri do të zvogëlohet numrin e klubeve të lojërave të fatit në RMV

Maqedoni

Gazeta Express

12/06/2025 13:58

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili është në procedurë qeveritare, pritet që numri i klubeve që organizojnë lojëra fati të zvogëlohet, tha kryeministri, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së një gazetarëve sot në një aktivitet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Pas disa muajsh pune për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe harmonizimin e tij, ai është gati. Pres që këtë muaj të kalojë procedurën qeveritare dhe më pas të hyjë në Parlament. Do të ketë shumë risi dhe ndryshime dhe pres që me miratimin e ligjit, numri i klubeve të tilla të automat-klubeve natyrshëm të zvogëlohet”, tha Mickoski.

Deklarata e kryeministrit vjen pas njoftimit të djeshëm të ministrave të Transformimit Digjital Stefan Andonovski dhe të Mjedisit Izet Mexhiti në profilet e tyrej në Facebook, të cilët thonë se po ndalohen 173 organizatorë të rinj të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Ministria shpjegoi se ky është një urdhër i ri i marrë nga Lotaria Shtetërore me organizatorë të paligjshëm të lojërave të fatit online dhe i është përcjellë AKE-ut për veprime të mëtejshme përmes operatorëve të telekomunikacionit.

“Ne, si Ministri, vazhdimisht u bëjmë apel qytetarëve që kanë mjete financiare në këto faqe interneti që t’i tërheqin ato menjëherë dhe të mos bien pre e ofruesve të tillë të rremë dhe manipulues, sepse edhe ata konsiderohen të pasigurt, ndërsa siguria e internetit varet edhe nga vetë përdoruesit”, thanë për MIA-n nga Ministria e Transformimit Digjital.

Kujtojmë se kompania për organizimin e lojërave të fatit online “Megawin” duhej të mbyllej në një prej seancave të Qeverisë në shtator të vitit 2024, kjo sipas deklaratave të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti. Por, tetë muaj nga ky premtim, kjo kompani vazhdon të funksionojë normalisht dhe pa asnjë pengesë. Të pyetur në shkurt të këtij viti nga Portalb.mk, Qeveria thotë se është proces kompleks dhe se kërkon analizë të detajuar pa specifikuar nëse do të mbyllet.

Qeveria e RMV-së më 24 shtator 2024 vendosi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për kazinot online, me këtë edhe ndalimin e bixhozit online në shtet për disa kompani: NOVO VLT SHPK- Shkup, MOZZART SHPK Shkup, 77 BITS SHPK Shkup, VEZUV SHPK Shkup dhe 2Win.mk. “MegaWin” është kompania e vetme aktive për bixhoz online në Maqedoninë e Veriut.