Me lehtësimin e masave ndaj Covid-19, rritet rreziku për vatra të reja epidemike në Kosovë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

06/06/2020 7:03

Me lehtësimin e masave ndaj Covid-19, rritet rreziku për vatra të reja epidemike në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

06/06/2020 7:03

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar mbi rezultatet e fundit të mostrave të analizuara me 05 qershor 2020.

Është kumtuar dhe për njëmbëdhjetë (11) raste të reja me Covid-19 në vend, duke parë trendin e rritjes së rasteve, IKSHPK-ja tërheq vërejtjen për kujdes.

Me lehtësimin e masave parandaluese ndaj koronavirusit, thuhet se është rritur rreziku për vatra të reja epidemike sic eshtë vërejtur në komunat si: Prishtinë, Vushtrri, Prizren e Fushë Kosovë transmeton Gazeta Shneta.

Të gjitha këto thuhet se kanë ardhur nga ‘mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskës’ njofton IKSHPK-ja.

Apeli i plotë i drejtuar nga IKSHPK për qytetarët e vendit:

Të nderuar qytetarë!

Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Fushë Kosovës nga mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskave.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin per Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Nuk ka të drejtë askush të rrezikoj jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatë më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të institutit kombëtar të shëndetësisë publike dhe ministrisë së shëndetësisë!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

Ju faleminderit për mirëkuptim!