Aktivistja Elena Uka ka krijuar një moment të qesharak gjatë emisionit Kosova Live në T7 teksa po diskutohej për situatën politike në vend dhe raportet e tensionuara mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Uka, e cila njihet për kritikat e saj të vazhdueshme ndaj Kurtit dhe politikave të tij, tha se nëse do të duhej të zgjidhte mes këtyre dy figurave politike, do ta zgjidhte Kurtin.
Megjithatë, kjo deklaratë u shndërrua shpejt në një moment qesharak në studio. Menjëherë pasi e tha, Uka kërkoi që ajo pjesë të mos transmetohej.
“Kuku… mos e preni këtë pjesë se më tranojnë drenicakët”, u shpreh ajo me humor, duke iu referuar reagimeve të mundshme nga qytetarët e rajonit të Drenicës.
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...