Një 41-vjeçar i identifikuar me inicialet E. V. u arrestua në Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike.
Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.