Më këto foto Dua Lipa përshëndetët nga viti 2021 – viti që e bëri atë mbretëreshë të popit në botë - Gazeta Express

Muzike

Gazeta Express

31/12/2021 18:29

Më këto foto Dua Lipa përshëndetët nga viti 2021 – viti që e bëri atë mbretëreshë të popit në botë

Muzike

Gazeta Express

31/12/2021 18:29

Nëse ka një kryefjalë në dominimin e skenës së muzikës në botë, është pikërisht Dua Lipa. U cilësua “një mbretëreshë e popit” derisa në vitrinën e saj u shtua edhe një Gramy dhe dy çmime “Brit” gjatë vitit 2021.  

Këngëtarja kosovare ka qenë në element edhe në vitin 2021.

Lexo Edhe:

Ajo fitoi edhe çmimin e radhës “Grammy” me 2021. Kësaj radhe, këngëtarja që ka arritur çdo gjë në skenën e muzikës botërore, Dua Lipa fitoi në kategorinë “Alfa Disco”. Pavarësisht se ishte nominuar edhe në pesë kategori të tjera, Dua arriti që të fitojë vetëm në këtë kategori.

Dua po ashtu gjatë vitit 2021, me të njëjtin album arriti që të jetë fituese e dyfishë të “Brit Awards”. Kosovarja arriti që të marrë çmimin për “albumin më të mirë” “Future Nostalgia” dhe për “artisten më të mirë”.

Nuk kanë munguar edhe rekorde të tjera të Duas në Billboard ku qëndrojë për muaj të tërë në top listën e këngëtarëve më të dëgjuara, derisa ajo është njëra prej artistëve që ka më se shumti klikime në platformat digjitale si: Spotify, Apple Music, etj.

Edhe në jetën sentimentale Dua është përfolur mjaftë gjatë vitit 2021.

E kishte filluar vitin 2021 me një lidhje me Anwar Hadid por që duket se do ta përfundojë këtë vit e ndarë nga ai, pasi që mediat në Britani dhe Amerikë kanë thënë se ajo i ka dhënë fund që disa javë kësaj lidhje.

Përpos muzikës, Dua është shfaqur më 2021 edhe në reklama të shumta si fytyrë zyrtare por risia është se ajo është futur edhe në botën e modës.

Ajo është parë në sfilatën e Donetella Versaces në Javën e Modës në Milano dhe Paris, kurse në fundvit e kemi parë duke kaluar me shoqet e saj në Soho të Britanisë.

“Se ya in 2022”, është postimi i saj i bërë në rërën e bardhë të një plazhi që Dua nuk e tregon cili është e ku ajo ka vendosur ta kalojë ndrimin e motmoteve.

Cilat do të jenë sukseset e radhës për Duan në vitin 2022? Deri me tani e dimë që ajo do të debutojë si aktore në filmin “Argylle”, një film triler që flet për “spiunin më të madh në botë”. /GazetaExpress/