Me kërkesë të Besa Baftiut, anulohet seanca për gazin lotsjellës në Kuvend - Gazeta Express
string(73) "me-kerkese-te-besa-baftiut-anulohet-seanca-per-gazin-lotsjelles-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 10:02

Me kërkesë të Besa Baftiut, anulohet seanca për gazin lotsjellës në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 10:02

Me kërkesë të ish-deputetes Besa Baftiu, është anuluar seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku e njëjta bashkë me ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ish-deputetët Pal Lekaj dhe Donika Kadaj-Bujupi po akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Kështu kanë konfirmuar nga zyra e gjykatësit Bujar Ahmeti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në këtë rast, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ish-deputetët Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, Albulena Haxhiun, Pal Lekajn, Donika Kadaj-Bujupin dhe Besa Baftiun, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo Prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim.Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit ngarkohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal.