Me kërkesë të avokatit ndërpritet gjykimi në rastin “Kobra” - Gazeta Express
string(57) "me-kerkese-te-avokatit-nderpritet-gjykimi-ne-rastin-kobra"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 12:27

Me kërkesë të avokatit ndërpritet gjykimi në rastin “Kobra”

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 12:27

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Dibran Hoxha, avokatit Florent Latifaj, është ndërprerë gjykimi në rastin “Kobra”.

Në këtë çështje, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Koba”, dhe katër të akuzuarit tjerë – Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli – akuzohen për vrasjen e V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi, njoftoi palët se avokati Latifaj kishte propozuar rikonstruktimin e vendit të ngjarjes. Trupi gjykues e refuzoi këtë propozim, duke arsyetuar se rikonstruktimi mund të bëhet vetëm kur ka paqartësi të veçanta.

Gjithashtu, avokati Latifaj kërkoi ndërprerjen e seancës, duke thënë se i mbrojturi i tij nuk ishte i gatshëm për të dhënë mbrojtjen dhe kishte nevojë për konsultim lidhur me paraqitjen e mbrojtjes.

Duke qenë se asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte i gatshëm për të dhënë mbrojtjen e tyre në këtë seancë, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Krasniqi, ndërpreu seancën për të vazhduar një ditë tjetër, në respekt të të drejtave ligjore dhe kushtetuese të të akuzuarve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.