string(71) "me-ke-e-ka-arber-hajdari-opinionisti-i-bbv-4-me-shau-pastaj-me-perqafoi"

Yjet

Gazeta Express

30/04/2025 19:41

Me kë e ka Arbër Hajdari? Opinionisti i BBV 4: Më shau, pastaj më përqafoi..

Yjet

Gazeta Express

30/04/2025 19:41

Arbër Hajdari ka qenë i ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon

Opinionisti i katër edicioneve të “Big Brother VIP” ka folur për eksperiencën e tij në këtë pozicion, si dhe ka zbuluar banorin që ai i ka shkruar pas përfundimit të BBV 4.

Por jo vetëm kaq, pasi kur u pyet për tiparin në karakter që ai nuk e duron te një person, Hajdari tha “dyfytyrësinë”.

Fillimisht Arbri e lidhi me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por pa përmendur emra. Po kur moderatorja e njohur e pyeti nëse i ka ndodhur në përditshmëri, ai tregoi një ngjarje me një person që e kishte sharë dhe më pas ka bërë foto me të dhe e ka publikuar në rrjetet e tij sociale.

Pjesë nga intervista:

Tipari në karakter që Arbri nuk e duron dot është…

Dyfytyrësia, këto që janë me dy fytyra

Të ka ndodhur? E ke ndjerë?

E kemi ndjerë po janë munduar të ikin, të devijojnë, të arsyetojnë. Kemi patur dyfytyrësh plot, kanë mbajtur 2 qëndrime të ndryshme në 1 javë, sepse ashtu u ka leverdisur. E di, po nuk është etike, Big-u ka mbaruar, nuk është etike që unë ti përmend.

Këtu nuk ishte thjesht në lidhje me Big-un, kjo është eshtë në përditshmëri

E kam edhe në jetën e përditshme. Rasti më i fundit ishte fakti i një individi që e njihja, më kishte sharë në nja dy vende në rrjetet sociale, nuk kishte lënë gjë pa thënë. Një javë më vonë rastis diku dhe më hidhet në krah e më përqafon. I them ‘a je ti?’, ‘kam qenë me nerva o burrë, s’kam gjë me ty’, më tha. Domethënë e kishte shkarkuar gjithë energjinë e vet duke shfryrë dhe pastaj bëri foto me mua dhe e postoi në profilin e vet.

Tre virtytet kryesore që vlerëson ti te një individ

Sinqeritetin, më pëlqejnë njerëzit guximtarë. Besoj se janë dy pika të forta dhe sigurisht punëtorë. I dua dhe punëtorët, nuk ka lidhje se ça pune bëjnë.