"Me kapele, pa kapele, me ë, pa ë", Analistët komentojnë bisedat e Mihalit, përplasje mes Mirenes e Alisa Brahos - Gazeta Express
string(105) "me-kapele-pa-kapele-me-e-pa-e-analistet-komentojne-bisedat-e-mihalit-perplasje-mes-mirenes-e-alisa-brahos"

Lajme

Gazeta Express

14/10/2024 22:27

“Me kapele, pa kapele, me ë, pa ë”, Analistët komentojnë bisedat e Mihalit, përplasje mes Mirenes e Alisa Brahos

Lajme

Gazeta Express

14/10/2024 22:27

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për disa mesazhe që sipas mediumit Nacionale janë ndërmjet Dejona Mihali dhe Nagip Krasniqit.

Alisa Braho, gazetare tha se si është e mundur ta shkruajë me “ë” kapelë, në një bisedë të tillë.

“Ju i besoni këtyre marrëzirave, muhabet goje. Si e shkruan me ë, a e dinë sa orë do. High photoshop”, ka thënë ajo.

Më pas pati një debat me gazetarin Ilir Mirena, i cili tha se mesazhet janë të vërteta pasi nuk ka biznes që guxon të falsifikojë diçka të tillë.

“As që diskutohet që janë të vërteta, sepse Nacionale është biznes i regjistruar në Kosovë, edhe nëse këtë e ka falsifiku ata përfundojnë burg”, ka thënë Mirena.

Më pas atij ia kthehu Alisa Braho, duke thënë se mund të i janë servuar mediumit këto materiale.

“Ata ndoshta nuk i kanë falsifiku, por ndoshta i janë servu”, ka thënë ajo.

Pastaj, Mirena i tha Brahos se “po e kanë siklet ta mbrojnë Vetëvendosjen”. /Gazeta Express