Baton Haxhiu, gazetar, ka thënë të enjten, se tri partitë e mëdha Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Dedmokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po luajnë “lojë cinike”, duke thënë se nuk po e mendojnë aspak situatën gjeopolitike pas riardhjes në pushtet të administratës Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haxhiu ka thënë në “Pressing” të T7, se politika kosovare po eksperimenton sikur Kosova ta kishte konsoliduar shtetësinë e saj.
“Tri subjektet politike, VV, PDK, LDK, po luajnë një lojë cinike, për mua të turpshme dhe krejtësisht të rrezikshme. Asnjëra prej tyre nuk po mendon për situatën gjeopolitike, për urgjencën e atë çfarë përfaqëson Trumpi në jetën politike ndërkombëtare. Fakti që këta nuk po e shohin një situatë tragjike po them për faktin e pozicionit tonë. Këta po eksperimentojnë sikur Kosova ta kishte konsoliduar shtetësinë e saj, që sikur askush s’ka çfarë të na bëjë”, ka thënë Haxhiu.
“VV i ka fitu zgjedhjet dhe është e para, por nëse nuk i siguron 61 deputetë atëherë cila është rruga që ata do ta zgjedhin. Ata kanë zgjedhur një diskurs që me hajvana nuk ka qeverisje. Por, meqenëse është i tillë pse VV ka një diskurs publik që akuzon opozitën për sabotim e manipulim të votave. Paramendo ata i kanë qeverisë votat se janë pushteti”.
“LDK-ja për momentin po luan rolin e një opozitë sterile, pa nervë, pa strategji”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...