“Më ka ndaluar policia”, zhduket ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima! - Gazeta Express
string(68) "me-ka-ndaluar-policia-zhduket-ish-zv-drejtori-i-akshi-t-daniel-shima"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 19:20

“Më ka ndaluar policia”, zhduket ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima!

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 19:20

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është denocnuar i humbur nga familjarët e tij në komisariatin në.1 në tiranë ditën e sotme.

Burime për gazetarin e Vizion plus, Esido barkaj, bëjnë me dije se Shima kontaktin e fundit e ka patur me një të afërm mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia.

Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjeherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij.

Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.

Shima është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me hetimet mbi tenderat e zhvilluar në AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.