“Më jep dy byrekë, jam sigurim i shtetit”, si e mashtroi i dehuri pronarin e furrës në Serbi - Gazeta Express
string(88) "me-jep-dy-byreke-jam-sigurim-i-shtetit-si-e-mashtroi-i-dehuri-pronarin-e-furres-ne-serbi"

“Më jep dy byrekë, jam sigurim i shtetit”, si e mashtroi i dehuri pronarin e furrës në Serbi

Gazeta Express

30/11/2021 12:57

Pronari i një furre që gjendet në qendër të Vranjës ka raportuar në polici në rast të pazakontë tentim-vjedhjeje

Ai ka deklaruar se në furrën e tij ka shkuar një person i armatosur, dhe i ka kërkuar byrekë.

Lexo Edhe:

“Më jepni dy byrekë, unë jam sigurim i shtetit dhe paratë do t’ju jap nesër”, i ka thënë i dyshuari pronarit të furrës, shkruan Novosti, transmeton Express.

Nga Prokuroria Themelore në Vranjë kanë konfirmuar për mediat serbe se i dyshuari më vonë i kishte lënë 100 dinarë në banak dhe ka deklaruar se të nesërmen do t’i paguajë edhe 140 dinarë tjera.

Sipas mediave serbe, pronari i furrës ka deklaruar se i dyshuari është paraqitur pas mesnatës përsëri në furrë, dhe i ka kërkuar t’ia linte bukën e vjetër pasi e kishte një qen në shtëpi.

Ai kishte dashur të ia tregojë letërnjoftimin zyrtar bukëpjekësit, por ky i fundit kishte refuzuar ta shihte.

Siç doli më vonë, personi në fjalë e kishte mashtruar pronarin e furrës. Ai kishte një armë plastike dhe krejt veprimet i kishte bërë nën ndikimin e alkoolit.

Policia e arrestoi të dyshuarin, dhe u konstatua se kishte 1.92 promilë alkool në gjak.

Pas intervistimit, i dyshuaru është liruar në procedurë të rregullt./GazetaExpress/