Futbollisti i KF Tërnocit, Veton Zeqiri ka qenë i ftuar në lidhje direkte në emisionin e sotëm të “Kosova Live”.
Ai e ka treguar ngjarjen nga fillimi, duke rikonfirmuar se një polic serb e ka goditur në fytyrë, shkruan Gazeta Express.
“Sulmet kanë filluar nga kundërshtarët në fushë e deri te policia, me një prej tyre që madje më ka goditur”, ka thënë Zeqiri.
Për më shumë rreth rrëfimit të tij, mund të ndiqni videon më poshtë./GazetaExpress/