Me flamuj, këngë e valle: Kështu po festohet në Prishtinë - Gazeta Express
string(55) "me-flamuj-kenge-e-valle-keshtu-po-festohet-ne-prishtine"

Gazeta Express

17/02/2020 16:00

Me flamuj, këngë e valle: Kështu po festohet në Prishtinë

Gazeta Express

17/02/2020 16:00

Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët zgjodhën sheshet e Prishtinës për të festuar 12-vjetorin e pavarësisë.

Ndryshe nga 12 vjet më parë, kur temperaturat shënonin deri në -16 gradë celsius, sot rrezet e diellit mundësuan që qytetarët të shijojnë më shumë këtë ditë.

Lexo Edhe:

Flamuj shtetëror të Kosovës, kombëtar, njerëz me veshje kombëtare, me plisa si dhe duke kërcyer nën ritmin e daulleve janë vënë re në sheshin e kryeqytetit.

Edhe te Newborn atmosfera ka qenë tejet festive me qytetarë që kishin vërshuar rrugëve për të parë edhe pamjen e re që mori ky obelisk.

Në sheshin e Prishtinës sonte prej orës 20:00 do të mbahet edhe një koncert i organizuar nga Komuna e Prishtinës.

Me flamuj dhe valle, ja si festohet 12-vjetori i pavarësisë në Prishtinë