Kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale do të mund të kandidojnë me vetëm dy nënshkrime nga zgjedhësit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi Rregulloren e re, pas dështimit të Kuvendit për të ndryshuar Kodin Zgjedhor lidhur me këtë çështje.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, megjithëse mendon se kandidatët e pavarur duhet të kenë të drejtë të paraqiten edhe pa nënshkrime, tha se do ta mbështesë rregulloren, duke theksuar se procesi zgjedhor nuk mund të vonohet apo të ndalet.
Sipas anëtarit të KSHZ-së, Aleksandar Dashteski, nënshkrimet do të mblidhen në degët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, duke nisur 10 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe duke zgjatur 15 ditë, në orarin 08:30–16:30.
Vitin e kaluar, Kuvendi kishte rritur pragun në 1% të trupit zgjedhor, por Gjykata Kushtetuese i anuloi disa nene të Kodit Zgjedhor, duke lënë paqartësi mbi mënyrën e kandidimit të kandidatëve të pavarur.
tag_katrorimaqedoni_2