Shenjat janë që të gjitha se ndryshimi do të ndodhë.
Jasir Asani besohet se është shumë pranë transferimit te klubi i Yokohamës në Japoni, ndërsa mediat në Lindjen e Largët vazhdojnë të japin lajme për të.
Sipas atyre që shkruhen në Korenë e Jugut, kalimi i tij në Japoni mund të quhet diçka e përfunduar, ndërsa vetë lojtari i kombëtares shqiptare e ka bërë komentin e tij.
Asani ka deklaruar se atë e kërkojnë disa klube dhe jo vetëm Yokohama nga Japonia.
Edhe trajneri i tij tek skuadra Gwangju FC, Li Jung-Hjo, u pyet për këtë temë, dhe deklaroi se nuk ka dëgjuar asgjë konkrete, vetëm thashetheme, por nuk harroi të shtonte se “Asani kohët e fundit duket shumë i lumtur dhe kjo duhet të ketë ndonjë arsye.”
Po sipas mediave, klubi ku ndodhet Asani, Gwangju FC, nga Koreja e Jugut, është dakord për transferimin, veçse në këmbim të 1 milionë dollarëve amerikanë, afërsisht 145 milionë jen japonezë.
Kuangju shpenzoi 700 000 euro për ta marrë nga Kishvarda e Hungarisë në janar të 2023, ndërsa ndodhet në pozita të vështira edhe sepse kontrata e shqiptarit përfundon në dhjetor të këtij vitit, shkruan abcnews.
Jo vetëm kaq, por klubi koreanojugor është dënuar nga FIFA për shkelje financiare dhe, sipas mediave në vendin e tij, ka humbur deri tani afërsisht 1.7 milionë USD.
Besohet se kjo është një tjetër arsye që Gwangju FC mund të bjerë dakord të humbasë lojtarin e vet më të mirë.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...