“Me dalë me thanë Dejona a Manxhuka ka gjasë që Paris Guri e ka votu Albulenën” Deputeti i LDK-së flet për votimin e fshehtë - Gazeta Express
string(122) "me-dale-me-thane-dejona-a-manxhuka-ka-gjase-qe-paris-guri-e-ka-votu-albulenen-deputeti-i-ldk-se-flet-per-votimin-e-fshehte"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 21:51

“Me dalë me thanë Dejona a Manxhuka ka gjasë që Paris Guri e ka votu Albulenën” Deputeti i LDK-së flet për votimin e fshehtë

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 21:51

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, tha se Vetëvendosje është e interesuar për “marrëveshje të natës e tinzare”, teksa foli për kërkesën e tyre për votim të fshehtë në Kuvend.

Ai tha që qëllimi i VV-së është që me votim të fshehtë t’i marrë katër votat e “premtuara të Listës Serbe”.

”Mbi 40 herë duke tentu me arritë marrëveshje të fshehta. Thonë që po dojmë votim të fshehtë se po ju bëhet trysni deputetëve. Qysh është votimi i fshehtë më liberal sesa votimi i hapur?. Këta janë të interesuar për marrëveshje tinzare”, tha Guri në Pressing, transmeton Express.

“Qëllimi i tyre është që me shku në kutinë e votimit, edhe mi marrë 4 votat që i kanë të premtuara prej Listës Serbe, me votim të fshehtë nuk dihet kush po voton pro e kush kundër e pastaj me dalë Dejona a Manxhuka e me thanë ka gjasa edhe Paris Guri e ka votu Albulena Haxhiun”, tha Guri në Pressing.