“Më coptove shpirtin”, Robin Krasniqit i vdes personi i dashur - Gazeta Express
string(59) "me-coptove-shpirtin-robin-krasniqit-i-vdes-personi-i-dashur"

Sport

Gazeta Express

10/10/2024 19:54

“Më coptove shpirtin”, Robin Krasniqit i vdes personi i dashur

Sport

Gazeta Express

10/10/2024 19:54

Boksierit Robin Krasniqi i ka vdekur personi më i afërt në familje.

Bëhet fjalë për babain e tij, Tafil Krasniqi, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

Këtë e konfirmoi vetë boksieri përmes një postimi në rrjetin social në “Instagram”.

“Më coptove zemrën o babë”, shkruan ndër të tjerash në “Instagram”.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Më Coptove në shpirt o Babë!

U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë!

Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë.

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë.

U bëfsh banor i Xhehnetit Babë.

Në zemren time do të të mbajë gjithmonë.”