Me ceremoni, Kroacia nesër e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it - Gazeta Express
string(100) "me-ceremoni-kroacia-neser-e-nis-per-ne-kosove-kontigjentin-e-41-te-te-ushtareve-ne-kuader-te-kfor-it"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2024 12:33

Me ceremoni, Kroacia nesër e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Lajme

Gazeta Express

19/05/2024 12:33

Kroacia nesër do ta dërgojë kontigjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s.

Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi se për këtë kanë organizuar një ceremoni në Zagreb. Thotë se kontigjenti i ri do të dërgohet “në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës”, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ceremonia do të mbahet nesër në orën 15:00 dhe në të do të pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq.