string(104) "me-bidon-benzine-ne-dore-momenti-kur-autori-i-ve-flaken-3-makinave-ne-vlore-rrezikon-te-digjet-edhe-vete"

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2023 10:56

Me bidon benzine në dorë, momenti kur autori i vë flakën 3 makinave në Vlorë, rrezikon të digjet edhe vetë

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2023 10:56

Dalin pamje nga momenti kur autori i ka vënë flakën tre makinave gjatë natës në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Personi i cili mban një kapele në kokë, afrohet tek makinat me një bidon me benzinë në dorë, e më pas i vë flakën, duke rrezikuar edhe të digjet vetë.

Makinat janë në pronësi të Nerizan Hoxhaj. Ky i fundit thotë se nuk ka dyshime se kush mund ta ketë shkaktuar ngjarjen teksa shton se nuk ka konflikte me asnjë njeri.

Hoxha shprehet se punon në ndërtim teksa kërkon që policia ta gjejë autorin/ët dhe të zbardhë ngjarjen.

“Jam Nerizan Hoxha. Nuk kam pasur konflikte me asnjë person. Nuk e di pse më është bërë kjo gjë. Unë punoj në ndërtim nga mëngjesi në darkë. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam dyshime fare, nuk e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia të gjejë personin dhe të zgjidhë çdo gjë.”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/Gazeta Express