''Më bënin presion'', Malda Susuri në ''Soiree'' rrëfen si është paragjykuar për veshjen - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

24/05/2021 13:52

”Më bënin presion”, Malda Susuri në ”Soiree” rrëfen si është paragjykuar për veshjen

Rozë

Gazeta Express

24/05/2021 13:52

Kanë kaluar vite që kur këngëtarja Malda Susuri preku zemrat e të gjithë të dashuruarve me hitin “Dashuri e hidhur”. Kënga u pëlqye dhe u memorizua aq shumë nga publiku, saqë të gjithë e dinë dhe e njohin edhe sot. Por këngëtarja e njohur mesa duket ka vendosur që t’i largohet muzikës dhe skenës televizve për t’iu përkushtuar pasionit të saj si graphic designer.

Malda Susuri ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC për të rikthyer disa nga hitet e saj më të njohura, por edhe për të folur se çfarë po ndodh konkretisht në jetën e saj.

Malda gjatë intervistës ka treguar se në fillim është paragjykuar për paraqitjen e saj dhe ka ndjerë presion për mënyrën se si ajo vishej, ku duhet theksuar se gjithmonë ka tërhequr vëmendje me stilin e saj të veçantë, ama ka pasur edhe njerëz që e kanë paragjykuar.

“Presioni ka ekzistuar që prej momentit të parë, prej paraqitjes sime të parë. Presioni i parë ka qenë që duhet të vishesha më ndryshe, por unë vishem si ndihem më rehat dhe nuk mendoj që kur je karakter dhe kur e di çka do, mundet të ndikojë dikush tjetër. Pse nuk po e vesh një fustan, trupin e ke shumë të mire? Pse s’po lyhesh etj. Komente të ndryshme. Dhe unë ju thosha që mund të vesh fustan por nuk ndihem rehat”, ka treguar Malda Susuri.

Malda ka interpretuar në Soiree pa dyshim hitin “Dashuri e hidhur” dhe “Larg Vetes”. Ndër të tjera ajo ka treguar se do të rikthehet shumë shpejt në skenë me një koncert ku do të risjellë bashkë këngët e vjetra, por sigurisht nuk do të mungojnë dhe këngët e reja nga Malda.