Me 3 dhe 4 nëntor hapet libri i zisë për Fatos Nanon në Ambasadën shqiptare në Prishtinë - Gazeta Express
string(88) "me-3-dhe-4-nentor-hapet-libri-i-zise-per-fatos-nanon-ne-ambasaden-shqiptare-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

01/11/2025 13:30

Me 3 dhe 4 nëntor hapet libri i zisë për Fatos Nanon në Ambasadën shqiptare në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

01/11/2025 13:30

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se, data 2 nëntor 2025, është shpallur Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Në zbatim të këtij vendimi, Abasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës ka bërë të ditur do të hapë librin e ngushëllimeve në datat 3 dhe 4 nëntor 2025, në ambientet e Ambasadës, në oraret: 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00./Express/