string(73) "me-29-shtator-rikthehet-dokumentari-biba-may-jo-me-prezantohet-ne-gjakove"

Arte

Gazeta Express

25/09/2023 14:46

Më 29 shtator rikthehet dokumentari “BIBA MAY – Jo Më”, prezantohet në Gjakovë

Arte

Gazeta Express

25/09/2023 14:46

Filmit dokumentar “BIBA MAY – Jo Më”, rikthehet me prezantimin e radhës në qytetin e Gjakovës.

“BIBA MAY – Jo Më” do të prezantohet më 29 shtator, 2023 nga ora 14:00 në hapësirat e Handikos Gjakovë. Dokumentari do të pasohet me një panel diskutimi në përbërje të protagonistes Resmije Rahmani, regjisores Arlinda Morina – Lika, dhe Ardit Alija nga organizata Handikos Gjakovë,

Ky dokumentar është një histori e fuqizimit të grave me aftësi të kufizuara dhe një model guximi, vendosmërie, përkushtimi dhe dashurie!

Rrëfimi zbulon jetën e Resmije Rahmanit e njohur ndryshe si Biba May, e cila vuan nga distrofia muskulare progresive, por me gjithë sfidat, pengesat dhe humbjet e saj, nuk ndalet kurrë duke u përpjekur të bëjë ndryshimin për personat me aftësi të kufizuara.

Shkruar dhe prodhuar nga Shqipe Malushi, Producente Ekzekutive dhe Drejtimi Artistik: Zana Hoxha, Regjisore: Arlinda Morina, Regjisor Kontribuues: Burim Haliti, Mahiema Anand, Arzana Pireci, dhe Jeton Pireci, Drejtor i Fotografisë: Michael Stoeger, xhirimet e luftës dhe video klipet: Nafis Lokvica, Montazha: Arlinda Morina dhe Berat Kryeziu, Grimi dhe Kostumografia: Ganimete Sava, Droni: Visar Selimi, Muzika dhe Kënga Origjinale: Memli Kelmendi dhe Shqipe Malushi, Vokaliste: Klea Dina, Zgjedhja muzikore dhe Zërimi: Samer Agolli, Ngjyrat: Rron Ismajli dhe Dizajni: Arber Matoshi.

Donatorët dhe Përkrahësit: Fondacioni Joseph Handleman “Besoj në Ty”, (SHBA), Fondacioni Global Shqiptar, (SHBA), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës; SIGMA-Grupi i Sigurimit nga Vienna, Artpolis- Qendra për Art dhe Komunitet, si dhe OPDMK, Kino Armata, Anibar-Kino “Yusuf Gervalla”, Peja, dhe Komuna e Pejes-Departamenti i Kulturës, Handikos Gjakovë.

Ky event/projekt gjithashtu u mbështet nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.