Më 28 Nëntor, vdes ish-ushtari i UÇK-së, Halit Zariqi - Gazeta Express
string(51) "me-28-nentor-vdes-ish-ushtari-i-uck-se-halit-zariqi"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 14:32

Më 28 Nëntor, vdes ish-ushtari i UÇK-së, Halit Zariqi

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 14:32

Sot në Ditën e Flamurit, ka vdekur në moshën 73-vjeçare ish-ushtari i UÇK-së, Halit Shaban Zariqi, pas një sëmundjeje të rëndë.

Zariqi ishte ushtar dhe invalid i luftës.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur të afërmit përmes rrjeteve sociale.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Baicë të Drenasit.