Më 2 nëntor hapen universitetet, si do të kryhet mësimi - Gazeta Express
string(54) "me-2-nentor-hapen-universitetet-si-do-te-kryhet-mesimi"

Gazeta Express

28/10/2020 11:56

Më 2 nëntor hapen universitetet, si do të kryhet mësimi

Gazeta Express

28/10/2020 11:56

Mësimi në universitete pritet të nisë më datë 2 nëntor, të hënën e ardhshme. Mësimi do të zhvillohet me alternime, ku shumica e leksioneve do të bëhen online, ndërsa seminaret nëpër auditorët e shkollave.

Aktualisht, fakultetet e Juridikut, Ekonomikut, Shkencave Sociale, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe i Mjekësisë do të zhvillojnë mësim të alternuar.

Ndërkohë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që vitet e para Bachelor dhe Master të zhvillojnë mësim në auditor.

Për vitet e dyta dhe të treta në këto dy cikle studimi, do të zhvillohen totalisht online.