Në prag të 15 vjetorin të pavarësisë së vendit, në Kino Armata vjen një film dokumentar i prodhuar në vitin 2018 më titull “Gratë e lirisë”.
“Gratë e lirisë” (2018), film dokumentar me regji nga Lum Çitaku, është një dëshmi dhe kronologji e luftës, rezistencës dhe sakrificës së madhe të grave të Kosovës si pjesë kruciale e lëvizjes së shqiptarëve për liri e pavarësi.
Filmi fiton në peshë me rrëfimet e protagonisteve të shumta të lëvizjes politike të grave, veçmas për aktivitetet dhe organizimin e protestave në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë.
Në film janë përfshirë fragmente nga momentet më kritike të aktivitetit të grave që kulmuan me protesta të mëdha në vitet e luftës së armatosur në Kosovë më 1997- 1998, me fokus në protestën më masive të grave – Marshin për Drenicë me moton “Bukë për gratë dhe fëmijët e Drenicës”.
Filmi shfaqet më fillim nga ora 15:00.
/Express/
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”,...