Me 14 mars zgjidhet kryetari i ri i LDK’së - Gazeta Express
string(41) "me-14-mars-zgjidhet-kryetari-i-ri-i-ldkse"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 17:32

Me 14 mars zgjidhet kryetari i ri i LDK’së

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 17:32

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka njoftuar se kjo parti do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri, më 14 mars të këtij vitit, shkruan Gazeta Express.

“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK’së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

Lexo Edhe:

Abrashi foli edhe për temën e takimit e ku tha që më shumë ishte e çështjes teknike.

Poashtu Abrashi tha se ditëve në vijim do të kenë takime edhe me kryetarët e degëve të LDK’së dhe me Kryesinë për emrat e mundshëm për kryetar të LDK’së.

Ndryshe, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është parë tek zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasditen e së enjtes.

Pak kohë para se të fillonte mbledhja e kryesisë së LDK-së, Abbott kishte qëndruar në zyrat e kësaj partie.

Abbott përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në LDK, ka takuar kryetarin në dorëheqje, Isa Mustafën dhe nënkryetarin në dorëheqje të LDK-së, Lutfi Hazirin.

Ai tha se kanë diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve dhe perspektivat e LDK-së.

“Këtë pasdite takova Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK-së.”, shkroi shkurt Abbott. /Express/