Më 1 tetor fillon vaksinimi kundër gripit, IKSHPK del me njoftim - Gazeta Express
string(63) "me-1-tetor-fillon-vaksinimi-kunder-gripit-ikshpk-del-me-njoftim"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 15:08

Më 1 tetor fillon vaksinimi kundër gripit, IKSHPK del me njoftim

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 15:08

IKSHPK ka njoftuar se më 1 tetor do të fillojë vaksinimi kundër gripit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njoftojnë qytetarët se me datën 1 tetor fillon vaksinimi kundër gripit. Gripi sezonal është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që përhapet lehtë dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht tek: fëmijët me imunitet të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.”

Simptomat më zakonshme sipas IKSHPK janë ethet, kollitja, dhimbjet e muskujve, lodhja dhe dhimbjet e kokës.

“Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga gripi dhe komplikimet e tij. Punonjësit shëndetësorë rekomandohet fuqimisht të vaksinohen për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pacientëve që trajtojnë. Po ashtu, gratë shtatzëna rekomandohen të vaksinohen për mbrojtje të plotë të tyre dhe të foshnjës. Profesione të tjera me rrezik të shtuar që rekomandohet të vaksinohen janë: punëtorët e Policisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, banorët dhe stafi i shtëpive të të moshuarve, mësimdhënësit  dhe edukatorët si dhe kujdestarët e pacientëve me imunitet të dobësuar. Vaksinimi kryhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunat përkatëse, të cilat janë furnizuar me vaksina nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK). Ju ftojmë të paraqiteni në qendrën tuaj të mjekësisë familjare për të marrë vaksinën falas.”