Scott McTominay ka hedhur poshtë zërat për një rikthim te Manchester United, duke theksuar se është shumë i lumtur te Napoli dhe mund ta shohë veten aty “për një kohë të gjatë”.
Mesfushori skocez ka shpërthyer në Itali nën drejtimin e Antonio Conte, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Pas një sezoni debutues ku u shpall Lojtari i Vitit në Serie A dhe fitoi titullin kampion, ai po vazhdon me paraqitje të forta edhe këtë edicion.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu. Për mua ekziston vetëm Napoli”, deklaroi McTominay, duke lënë të kuptohet se një rikthim në “Old Trafford” nuk është në planet e tij.
29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa Napoli nuk pritet ta lëshojë lehtë një nga yjet kryesorë të ekipit. /GazetaExpress