Goli i Scott McTominayt në fitoren 1-0 të Napoli ndaj Cagliari të premten në mbrëmje do të thotë se ai tashmë ka barazuar totalin e golave që kishte shënuar në Premierligë gjatë shtatë viteve, në më pak se dy sezone të plota në Serie A.
Mesfushori skocez, i rikthyer në formacionin titullar për herë të parë që nga fillimi i shkurtit, shënoi pas pak më shumë se një minute në fitoren 1-0 si mysafir në stadiumin “Unipol Domus”.
Ky ishte goli i tij i gjashtë në Serie A këtë sezon dhe i 19-ti në total që nga transferimi nga Manchester United në verën e vitit 2024.
McTominay ka realizuar 19 gola në vetëm 59 paraqitje në Serie A në më pak se dy vite, ndërsa në Angli kishte gjithashtu 19 gola në 178 ndeshje gjatë një periudhe shtatëvjeçare.
Ai është gjithashtu fituesi aktual i çmimit MVP të Serie A dhe lojtari skocez me më shumë gola në historinë e këtij kampionati, duke lënë pas emra si Lewis Ferguson, Che Adams dhe Denis Law.
Së bashku me Billy Gilmour, ai është gjithashtu një nga dy lojtarët e vetëm skocezë që kanë fituar ndonjëherë titullin e Serie A./GazetaExpress/