McGregor zotohet se do t’iu blejë mjekëve mjete mbrojtëse në vlerë 1 milionë euro - Gazeta Express
string(80) "mcgregor-zotohet-se-do-tiu-bleje-mjekeve-mjete-mbrojtese-ne-vlere-1-milione-euro"

McGregor zotohet se do t’iu blejë mjekëve mjete mbrojtëse në vlerë 1 milionë euro

Gazeta Express

25/03/2020 18:28

Conor McGregor është zotuar se do të blejë mjete mbrojtëse për spitalet në Irlandë në vlerë 1 milion euro, për ta luftuar koronavirusin në vend.

Në një shkëmbim privat në Twitter me ministrin e Financave të Irlandës, Paschal Donohoe, të cilin McGregor e bëri publike më vonë, ylli i UFC-së tha se planifikon të blejë mjete mbrojtëse ndaj virusit të mërkurën dhe pastaj t’ua shpërndajë ato spitaleve në Dublin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndihma e tij vjen vetëm një ditë pasi 31-vjeçari i lindur në Dublin, i kishte bërë thirrje qeverisë së vendit të luftonte kundër koronavirusit duke e mbyllur vendin menjëherë përmes gjendjes së jashtëzakonshme.

McGregor bëri thirrje që të gjitha zonat ndërtimore të mbyllen, gjithashtu.

“Sot po blej vetë mjete mbrojtëse në vlerë 1 milion euro, të cilat do t’iu ndahen spitaleve që po luftojnë (koronavirusin) në rajon”, McGregor i tha ministrit Donoue. /Gazeta Express/