McGregor tani thotë se tezja nuk i vdiq shkaku i koronavirusit, megjithatë - Gazeta Express
string(73) "mcgregor-tani-thote-se-tezja-nuk-i-vdiq-shkaku-i-koronavirusit-megjithate"

McGregor tani thotë se tezja nuk i vdiq shkaku i koronavirusit, megjithatë

Gazeta Express

15/03/2020 8:45

Conor McGregor ka shpjeguar se tezja e tij nuk ka vdekur nga koronavirusi, pasi fillimisht kishte sugjeruar se ajo kishte humbur jetën shkaku i kësaj sëmundjeje.

Luftëtari i arteve marciale të përziera nga Irlanda shkroi në rrjetet sociale për vdekjen e familjares së vet, duke e postuar një fotografi të veten me të, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e nderoi atë me një mesazh emocional për të njoftuar se tezja e tij e dashur kishte ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Por më ai shpjegoi: “Dua të sqaroj se është konfirmuar se ajo nuk ishte viktimë e koronavirusit”.

“Jam mirënjohës për simpatinë dhe ngushëllimet që m’i keni ofruar për vdekjen e tezes sime”, shtoi ai.

Deri tani janë shënuar 100 raste me koronaviurs në ishullin e Irlandës. Po ashtu, është shënuar një vdekje nga kjo sëmundje. /Gazeta Express/