McGregor rikthehet pas tri viteve, ndeshet më 29 qershor - Gazeta Express
string(55) "mcgregor-rikthehet-pas-tri-viteve-ndeshet-me-29-qershor"

Sporte tjera

Gazeta Express

14/04/2024 12:31

McGregor rikthehet pas tri viteve, ndeshet më 29 qershor

Sporte tjera

Gazeta Express

14/04/2024 12:31

Conor McGregor do të rikthehet pas pothuajse tre vitesh jashtë ringut.

Irlandezi do të përballet kundër Michael Chandler në UFC 303 në Las Vegas më 29 qershor.

Lexo Edhe:

Ish-kampioni i dy peshave, McGregor, 35 vjeç, nuk ka luftuar që nga korriku i vitit 2021 dhe ka humbur dy ndeshjet e fundit.

UFC konfirmoi meçin në peshë të lehtë me amerikanin Chandler pas UFC 300 në Las Vegas të shtunën.

McGregor ka 22 fitore dhe gjashtë humbje në karrierën e tij MMA, ndërsa 37-vjeçari Chandler është 23-8.