McGregor e lë rivalitetin anash, lutet për jetën e babait të Khabib - Gazeta Express
string(66) "mcgregor-e-le-rivalitetin-anash-lutet-per-jeten-e-babait-te-khabib"

Gazeta Express

14/05/2020 16:32

McGregor e lë rivalitetin anash, lutet për jetën e babait të Khabib

Gazeta Express

14/05/2020 16:32

Conor McGregor e ka lënë anash rivalitetin, duke u lutur për shërbimin e babait të kampionit të UFC-së, Khabib Nurmagomedov. 

Abdulmanap Nurmagomedov, i cili po ashtu është trajner i Khabib, është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Doktorët e një spitali ushtarak në Moskë vlerësojnë se gjendja shëndetësore e trajnerit të UFC-së, Abdulmanap, është e rëndë por e qëndrueshme.

57-vjeçari ishte vendosur në koma pasi gjendja e tij ishte rënduar për shkak të pneumonisë.

Por atij i është kthyer vetëdija pas operimit.

McGregor e kritikoi Khabibin këtë javë, por sot e shkroi një mesazh mbështetës për babanë e tij në Twitter: “Jam i trishtuar nga ky lajm. Ai është gjeni i mirëfilltë i arteve marciale”.

McGregor u mposht nga Khabib në meçin e famshëm të UFC-së në tetor të vitit 2018 dhe dyshja pritet të ballafaqohet sërish në një rimeç.

Khabib mbetet i pamposhtur në UFC. /Gazeta Express/