string(98) "mbyllja-e-zyrave-paralele-ne-veri-ambasada-franceze-kosova-po-dergon-sinjale-negative-te-partneret"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 20:06

Mbyllja e zyrave paralele në veri, Ambasada franceze: Kosova po dërgon sinjale negative te partnerët

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 20:06

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e disa zyrave paralele në veri.

Në reagimin e tyre thuhet se ambasada shpreh shqetësimin e saj për këto veprime, siç i quan, të përsëritura.

“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.

Tutje, Franca thekson se këto veprime mund të ndikojnë negativisht në raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

“Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”, përfundon deklarata.